Zhvillimi i Aseteve Publike

Ky program synon rivitalizimin dhe rikualifkimin e aseteve ekzistuese publike të cilat kanë potencial zhvillimi dhe jane të pa shfrytëzuara.

Nëpërmjet Programit të Zhvillimit të Aseteve Publike, RED synon që të marrë në administrim asete publike si, toka, ndërtesa, ndërmarrje shtetërore ose makineri me potencial të pashfrytëzuar. RED mund të bashkëfinancojë investime dhe në të njëjtën kohë të përmirësojë bilancet e këtyre aseteve. Asete të tilla do zhvillohen / përmirësohen si dhe potenciali i tyre do shfrytëzohet plotësisht ose në nivele më të larta se ato ekzistuese. Duke përmirësuar asetet ose modelin e biznesit të tyre mund të afrohen edhe partnerë privat duke ndikuar eksponencialisht në shfrytëzimin sa më të suksesshëm të potencialit të tyre.

Objektivat specifikë të programit janë:
a) Marrja në administrim e aseteve publike me potencial të pashfrytëzuar.
b) Tërheqja e partnerëve privat.
c) Rritja e punësimit në zonën ku realizohet projekti.

Komponentët e Programit janë: Zhvillimi i konceptit dhe programit, Identifikimi  i aseteve publike me potencial të pashfrytëzuar, Përgatitja e procedurave dhe dokumentave për marrjen në administrim (VKM), Implementimi i projektit, Menaxhimi dhe Phasing Out.

Postuar: 12/4/17 5:29 PM | Perditesimi i fundit: 12/7/17 2:10 PM