Zhvillim Territori

Zhvillimi ekonomik i territorit sipas modelit “Place based”, është një model i ri i zhvillimit lokal dhe rajonal, i cili e vë theksin në identifikimin dhe mobilizimin e potencialit endogjen. Pra në aftësinë që kanë territoret e ndryshme në rritje dhe zhvillim bazuar në burimet e tyre të brendshme, si psh risurset natyrore, kapitali njerëzor, kapacitetet inovative etj. Theksi vendoset mbi karakteristikat unike që ka cdo territor, pra të ndërtosh mbi vlerat dhe asetet ekzistuese dhe ti përdorëash ato për të tërhequr investime të reja dhe për të fuqizuar bizneset ekzistuese.
Kjo qasje synon zhvillimin e startegjive territoriale që e vënë theksin tek potenciali ekonomik i pashfrytëzuar duke marrë si indikator zhvillimin e qëndrueshëm dhe standartin e jetesës. Placemaking si një strategji zhvillimi ekonomi është relevante sidomos në erën e sotshme të globalizmit. Vendet e punës që krijohen nga kjo formë e zhvillimit ekonomik lidhen direkt me vende specifike dhe shmangin nevojën për outsource.

Qasje të tilla kanë nevojë për institucione të fuqishme dhe me aftësi adaptuese, sic janë agjencitë e zhvillimit rajonal. Por njëkohësisht, qasje të tilla kanë nevojë për përfshirjen e sa më shumë grupeve të interesit si dhe mekanizmave për identifikimin e aseteve kyce të ekonomisë territoriale, të cilat mund të kthehen në bazën e strategjive të zhvillimit të territorit.

Shembuj të qasjeve të tilla ekzistojnë gjithandej një Bashkimin Europian. Vitet e fundit disa rajone të Europës kanë arritur të jenë më performues se ekonomitë e tyre respektive kombëtare duke përdorur qasje të tilla.
Në Shqipëri rajonet kanë diversitet të larmishëm midis tyre, por gjithashtu kanë një numër atributesh të përbashkëta. Megjithatë politikat rajonale sapo kanë filluar që të lëvizin drejt një mënyre të menduari “place-based” dhe AZHER synon ti akselerojë këto ritme.

Zhvillimi i territorit sipas qasjes place-based ka këto karakteristika:
• Po adaptohet në disa vende në botë dhe mund të aplikohet me të njëjtë vlerë si në qendrat e mëdha të banimit ashtu edhe në ato të vogla.
• Kërkon institucione rajonale dhe lokale të forta që janë të afta të vlerësojnë dhe zhvillojnë asetet e ekonomisë territoriale në mënyra më të përshtatshme sesa politikat kombëtare.
• Eshtë kritik roli aktiv i grupeve të interesit dhe bizneseve lokale për suksesin e qasjeve të tilla, në mënyrë që të riformulohen politikat territoriale në vend që ti bëhen kërkesa niveleve më të larta të qeverisjes.
• Qasjet e sukseshme place-based e vendosin zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe promovimin e inovacionit në qendër të vëmendjes.
• Qasje të tilla janë zakonisht procese afatgjata

Mënyra e të menduarit “place-based” ka potencial në hapjen e horizonteve të reja në zhvillimin e rajoneve Shqiptare. Por implikimet e saj kërkojnë rolin aktiv jo vetëm të qeverisjes por edhe të grupeve të interesit të tilla si bizneset.
Kur placemaking zgjidhet si një metodë e zhvillimit ekonomik, benefitet shkojnë përtej vizitorëve, sipërmarrësve, bizneseve të vogla apo kompanive. Për ekonomitë rajonale, placemaking është një metodë e kapitalizimit mbi pikat e forta ekzistuese, në vend të krijimit të të rejave, me qëllimin e zhvillimi të një ekonomie më të fortë. Nga kjo qasje përfitohet ekonomikisht nëpërmjet turizmit, industrisë place-based etj. Edhe kultura dhe komuniteti përfitojnë nga kjo formë e zhvillimit ekonomik. Placemaking i jep shumë rëndësi edhe ruajtjet së landmarkeve lokale dhe arkiteturës së vecantë.

Postuar: 10/13/17 10:40 AM | Perditesimi i fundit: 12/4/17 10:55 AM