Takim zyrtar mes AZHER dhe Ambasadorit te Norvegjise

Në kuadër të qasjes së zhvillimit të partneriteve, Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, më datë 1 Qershor 2018, pati kënaqësinë të presë në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën SH. T. Z. Per Strand Sjaastad.

Gjatë takimit u diskutua mbi fushat prioritare të bashkëpunimit si dhe mbështetjen potenciale financiare apo teknike që Qeveria Norvegjeze mund të ofrojë për AZHER, sidomos në fushën e grupimeve detare (clusters). Diskutimi u përqendrua në projekte zhvillimore të porteve/marinave, në përmirësimin dhe shtimin e shërbimeve të ofruara si dhe në mekanizmat e mbështetjes së biznesit dhe komunitetit lokal në këto zona.

Postuar: 06/7/18 12:13 PM | Perditesimi i fundit: 06/18/18 2:47 PM