Pozicion Pune Vakant – Specialist Sektori i Projektimit

NJOFTIM PUNESIMI – SPECIALIST SEKTORI I PROJEKTIMIT

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

I. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: Specialist Sektori i projektimit
Institucioni: Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal
Drejtoria: Drejtoria e Projektimit dhe programeve te zhvillimit
Sektori: Sektori i projektimit
Raporton tek: Pergjegjesi i Sektori të projektimit

II. MISIONI
Specialisti i Projekteve për Zhvillim ka për detyrë zbatimin e projekteve zhvillimore që lidhen ngushtësisht me misionin dhe mbështesin qëllimet dhe objektivat e Agjencisë.

III. QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS
Asiston direkt në një ose më shumë projekte, duke përfshirë gjithë ciklin e projektimit, planifikimit, koordinimit, analizimit të të dhënave, buxhetimit, fondeve të gjeneruara nga donatorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

IV. DETYRAT KRYESORE
a. Asiston në hartimin dhe planifikimin e projekteve zhvillimore, specifikimeve teknike, në bazë të metodologjisë së projekteve;
b. Asiston në hartimin e specifikimeve teknike, mbikqyrjen e punimeve për lloje të ndryshme të ndëryrjeve, dhe përgatit preventivat e objekteve gjatë fazave të përgatitjes së projekt-idesë,
c. Asiston në hartimin e projekteve duke vlerësuar koston në përputhje me çmimet e manualeve teknike të miratuara me vendimet në fuqi dhe ose për zërat e rinj harton analiza, sipas specifikimeve të vendosura nga projektuesi;
d. Grumbullon, studion dhe propozon për miratim, analizat teknike të cmimeve njësi të ndërtimit të paraqitura nga operatorë të ndryshëm, projektues apo zbatues, për zëra të rinj pune;
e. Përpilon të dhëna, vlerëson qëndrueshmërinë dhe ndikimin mjedisor të projektit dhe ofron ofron këshilla për të zgjidhur ndonjë problem;
f. Bashkëpunon me shumëllojshmëri profesionistësh duke përfshirë dhe nënkontraktorët për punë e shërbime;
g. Mbikëqyr punën e ekspertëve të jashtëm të përfshirë në zbatimin e projekteve;
h. Mban të dhëna të sakta në lidhje me kryejen e aktiviteteve e punëve në terren sic kërkohet;
i. Sigurohet që projekti po zhvillohet normalisht dhe dorëzon raporte me shkrim të qarta dhe koncize bazuar në inspektimet në terren;
j. Hulumtim & Kërkime për projekte EU, kombëtare, lokale dhe zonale
k. Hartim Projektesh EU, kombëtare, locale dhe zonale
l. Kryen detyra te tjera sipas nevojave të Agjencisë

V. ARSIMIMI DHE EKSPERIENCA E PUNËS
Arsimi: Diplomë universitare në ekonomi, biznes apo disiplina të tjera të ngjashme;
Përvoja: Mbi dy vjet përvojë profesionale preferohet në zhvillim dhe raportim projektesh.
Kërkesa të tjera:
o Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të përmbledhur informacione të ndryshme në formë të qartë dhe koncize.
o Duhet të ketë aftësitë dhe ekspertizë në të shkruar, si dhe në gjendje të paraqesë në mënyrë të përmbledhur projektet bazuar në numra dhe indikatorë.
o Duhet te kete njohuri shkëlqyera të konsolidimit, perpunimit dhe raportimit te informacionit.
o Duhet të demonstrojë njohuri dhe përvojë ne zhvillimin e koncept ideve, biznes planeve dhe projekteve.
o Aftësi të forta analitike, aftësi bindëse komunikuese ne te folur dhe aftësi të mira në shkrim.
o Duhet të jete i aftë për të punuar në mënyrë harmonike me kolegët.
o Të njohë mirë Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, dhe platformat e rrjeteve sociale të mediave.
o Njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.

VI. KËRKESAT E POSAÇME

ARSIMI:
I larte (Cikli i Plote 5-vjecar në Shkenca Ekonomike)

PERVOJA:
Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë në punë të ngjashme;

TJETER:
Përbëjnë avantazh certifikime në fushën e kërkuar;
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PROCEDURA E APLIKIMIT DHE PARAQITJA E DOKUMENTAVE
Aplikimi mund të bëhet në një nga këto 2 mënyra:
1. Online në adresën e emailit info@red.gov.al, ku subjekti i emailit të jetë “Aplikim për vend vakant Specialist Sektori i Projektimit”.
2. Me zarf në adresën: Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, Rruga: “Skenderbej”, Pallati nr. 4, shkalla nr. 1, hyrja 12, Tiranë.
Aplikimi duhet të përmbajë:
• CV;
• Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
• Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka);
• Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
• Letrat e rekomandimit përbëjnë avantazh;
• Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

MENYRA E VLERESIMT TE KANDIDATEVE

Kriteret e vleresimit

Kriteret e vlerësimit  
1. Dokumentacioni 60
    1.1 Pervoja 30
    1.2 Kualifikimet 30
2. Intervista me goje 40
    2.1 Njohurit dhe aftesite 20
    2.2 Eksperiencat e meparshme 20
Totali 100
Postuar: 04/13/18 1:12 PM | Perditesimi i fundit: 04/13/18 1:23 PM