Pozicion Pune Vakant – AGROBIZNES

 

SHPALLJE POZICIONI PUNE VAKANT – AGROBIZNES

 

TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS
Emërtesa e pozicionit: Specialist i Menaxhimit të Projekteve në Agrobiznes
Institucioni: Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal
Organigrama: Drejtoria e Investimeve, Sektori i Zhvillimit të Aseteve
Raporton tek: Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Aseteve

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS
Specialisti i menaxhimit të projekteve në Agrobiznes përgjigjet tek Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Aseteve për menaxhimin e çështjeve që lidhen me projektet në fushën e Agrobiznesit ku përfshihen ideJimi, zhvillimi dhe menaxhimi i këtyre projekteve.

DETYRAT KRYESORE
o Specialisti do të jetë përgjegjës për idejimin, zhvillimin, menaxhimin dhe raportimin e projekteve ne fushën e agrobiznesit.
o Duhet te jete ne gjendje te analizoje të dhënat kryesore të indikatorëve të performancës, si dhe t’i paraqesë ato me shkrim në menyre sa me koncizë.
o Ka pergjegjësi për raportimin dhe monitorimin e aktiviteteve të ndryshme të projekteve, tendencat dhe të dhënat kyçe.
o Përgatit draftin e parë të Raportimit Tremujor për projektet specifike duke përfshirë tregues të të dhënave.
o Raporton tek Përgjegjësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorise duke bashkëpunuar ngushtë me te gjithë menaxheret e projekteve te AZHER.

ARSIMIMI DHE EKSPERIENCA E PUNËS
Arsimi: Diplomë universitare në ekonomi, biznes, agrobiznes apo disiplina të tjera të ngjashme;
Përvoja: Minimumi tre vjet përvojë profesionale preferohet në zhvillim dhe raportim projektesh ne fushën e agrobiznesit.

Kërkesa të tjera:
o Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të përmbledhur informacione të ndryshme në formë të qartë dhe koncize.
o Duhet të ketë aftësitë dhe ekspertizë në të shkruar, si dhe në gjendje të paraqesë në mënyrë të përmbledhur projektet bazuar në numra dhe indikatorë.
o Duhet te kete njohuri shkëlqyera të konsolidimit, perpunimit dhe raportimit te informacionit.
o Duhet të demonstrojë njohuri dhe përvojë në agrobiznes, përfshirë zhvillimin e koncept ideve, biznes planeve dhe projekteve.
o Aftësi të forta analitike, aftësi bindëse komunikuese ne te folur dhe aftësi të mira në shkrim.
o Duhet të jete i aftë për të punuar në mënyrë harmonike me kolegët.
o Të njohë mirë Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, dhe platformat e rrjeteve sociale të mediave.
o Njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.
 

PROCEDURA E APLIKIMIT DHE PARAQITJA E DOKUMENTAVE
Aplikimi mund të bëhet në një nga këto 2 mënyra:
1. Online në adresën e emailit info@red.gov.al, ku subjekti i emailit të jetë “Aplikim për vend vakant Agrobiznes”.
2. Me zarf në adresën: Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, Rruga: “Skenderbej”, Pallati nr. 4, shkalla nr. 1, hyrja 12, Tiranë.

Aplikimi duhet të përmbajë:
• CV;
• Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
• Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka);
• Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
• Letrat e rekomandimit përbëjnë avantazh;
• Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Aplikimet pranohen deri më datë 31.01.2018 ora 11.00.

 

 

 

Postuar: 12/14/17 2:56 PM | Perditesimi i fundit: 12/14/17 4:23 PM