Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal

Në datat 17 dhe 18 Maj, 2018 u mbajt në Kosovë, workshopi me temë “Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal“. Në këtë takim, delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga: Këshilli i Ministrave, përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal 1 & 2, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal. Ndërkohë që delegacioni i Kosovës, u përfaqësua nga zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe drejtuesit e 5 Agjencive për Zhvillim Rajonal.

Ky workshop ofroi një mundësi shumë të mirë në shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, ideve dhe zgjidhjeve për të tejkaluar problemet, nxjerrjen në pah të praktikave më të mira të zhvillimit rajonal të balancuar, shqyrtimin e mundësive, për bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Si hap, i metejshëm i këtij bashkëpunimi, parashikohet një nënshkrimi i një marrëveshje mirëkuptimi midis të gjithë aktorëve të zhvillimit rajonal për zbatimin e projekteve konkrete ndërkufitare/rajonale me impakt të matshëm pë​r komunitetet lokale.

 

Postuar: 05/24/18 12:21 PM | Perditesimi i fundit: 06/18/18 3:07 PM