Studim Tregu

Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, si pjesë të paketës së Asistencës Teknike, ofron edhe studimin e tregut për industrinë respektive të cdo projekti. Databaza e gjërë qe zotëron AZHER për cdo sektor të ekonomisë Shqiptare, networku me institucionet e tjera si INSTAT, ministritë e linjës etj, si dhe ekspertiza në projektimin dhe zhvillimin e pyetësorëve, i japin AZHER një avantazh të pakrahasueshëm me ofruesit e tjerë në treg të këtyre shërbimeve.

Për cdo projekt që ka të nevojshëm studimin e tregut, apo dhe për cdo biznes që kërkon një shërbim të tillë, AZHER prodhon raporte të detajuara kuantitative dhe kualitative, me shumë rëndësi për të njohur tregjet. Analiza e Industrisë, analiza e tregut, analiza konkurruese etj, janë ekspertizë e AZHER.

Analiza e Industrisë:
• Barrierat e hyrjes në treg
• Furnizimi dhe distribuimi
• Faktorët teknologjik
• Ndikimet ekonomike
• Çështjet ligjore/rregullatore (tatimet, tarifat e importit, TVSH, etj.)

Analiza e Tregut:
• Definimi i tregut si teresi
• Madhesia e tregut
• Trendet e tregut
• Segmentet e tregut
• Segmentet e targetuara
• Karakteristikat e konsumatoreve
• Nevojat e konsumatoreve

Analiza Konkurruese:
• Fuqitë e konkurrentëve.
• Dobësitë e konkurrentëve.
• Objektivat e tyre.
• Cfarë strategjie të marketingut përdorin?
• Si mund të përfitoni pjesë të tregut të tyre?
• Si do të reagojnë ata kur ju të hyni në treg?

Të gjitha këto analiza bazohen në Metoda Cilësore dhe në Metoda Sasiore.

Postuar: 10/13/17 10:40 AM | Perditesimi i fundit: 12/4/17 10:26 AM