Qendër multifunksionale e shërbimeve për sipërmarrjet e reja – “Betahaus Tirana”

Qeveria sot është pronari më i madh i aseteve publike në Republikën e Shqipërisë, dhe këtij burimi të madh të pasurive publike duhet t’i jepet vlera optimale për qytetarët e saj në një kohë të shkurtër dhe reale. Troje të lira, objekte të papërdorura, prona të tepërta, peshojnë të gjitha në buxhetin e qeverisë, në të gjithë juridiksionin.

AZHER në kuadër të Programit  për Zhvillimin e  Aseteve, po zbaton projektin për rehabilitimin e një ndërtese të vjetër në pronësi shtetërore e realizuar në fillim të viteve 80-të, për ta kthyer në një “Qendër multifunksionale të shërbimeve për sipërmarrjet e reja – “Betahaus Tirana”. Ky projekt nënkupton një proces strategjik dhe sistematik të përmirësimit të aseteve publike (fizike) operimit dhe mirëmbajtjes me fokus social dhe ekonomik.

“Betahaus Tirana” do të kthehet në një qendër Co-working modern biznesi për sipërmarrësit e rinj, studentët, profesionistët duke stimuluar komunikimin, bashkëpunimin, ekspertizën shumë të nevojshme në zhvillimin e planeve të biznesit dhe marketingut, si dhe ndihmesën në financimin e bizneseve të reja dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet tyre.

Modeli i Betahaus Tirana do të nxisë sipërmarrjen krijimtarinë dhe zhvillimin e produkteve novatore. Përveç hapësirave të përbashkëta të zyrës ky projekt do të ofrojë trajnime, mbështetje dhe shërbime për zhvillimin e kompetencave në fushën e inovacionit dhe konkurrencës duke krijuar një ndjenjë të fortë të komunitetit.

*      *

*

Zbatimi i Projektit “Betahaus Tirana” parashikohet të kryhet në dy faza kryesore:

1) Ndërtimi/rikualifikimi i ndërtesës.

2) Pajisja me mobilim dhe mjete teknologjike

 
Ky investim do të realizohet me mbështetjen e:
Qeverisë shqiptare
Fondeve private
GIZ /ProSeed përmes asistencë teknike

Postuar: 03/9/18 12:09 PM | Perditesimi i fundit: 06/21/18 3:46 PM