Programi i Transparencës

Programi i Transparencës për Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AZHER do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.red.gov.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AZHER ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AZHER dhe përkatësisht: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 961, datë 2.12.2015, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, të agjencive të zhvillimit rajonal dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal”.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
• i plotë;
• i saktë;
• i përditësuar;
• i thjeshtë në konsultim;
• i kuptueshëm;
• lehtësisht i aksesueshëm;
• i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, nga Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.red.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
• Strukturën organizative të AZHER;
• Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
• Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
• Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
• Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
• Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
• Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
• Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
• Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
• Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e Agjencisë, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AZHER, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
• AZHER, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
• Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AZHER. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË AGJENCISË PËR ZHVILLIM EKONOMIK RAJONAL

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti / Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Agjencisë Neni 7/1/a/d VKM Nr. 961 datë 02.12.2015 “Për Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillim Rajonal, të Agjencive të Zhvillimit Rajonal dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal”
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 580, datë 3.8.2016 “Për krijimin e programit për mbështetjen e ekonomisë dhe përcaktimin e përfituesve të rregullave për zbatimin e tij”   Urdhër nr. 132, datë 23.8.2016 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjenciës për Zhvillim Ekonomik Rajonal“;
Pas botimit në fletoren zyrtare.
Përditësohet pas çdo ndryshimi të strukturës organizative
Në faqen zyrtare në linket: http://red.gov.al/struktura/ dhe http://red.gov.al/kuadri-ligjor/ Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Akte ndërkombëtare Neni 7/1/b Nuk ka     Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Ligje Neni 7/1/b Ligji nr.90/2012”Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore Pas botimit në fletoren zyrtare. Legjislacioni Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Ligje të tjera ndihmëse   Ligji nr.90/2012”Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore
Ligji nr.9131, datë 08.09.2003”Për rregullat e etikës në administratën publike
Ligji nr.9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”
Ligji nr.9887/2008, i ndryshuar me ligjin nr.48/2012, i ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Ligji nr.9643/2006 “ Për prokurimin Publik”
Kodi Civil
Ligji Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
Kodi i Procedurës Administrative
Kodi i Punës
 Ligji nr.90/2012”Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore
Ligji nr.9131, datë 08.09.2003”Për rregullat e etikës në administratën publike
Ligji nr.9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”
Ligji nr.9887/2008, i ndryshuar me ligjin nr.48/2012, i ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Ligji nr.9643/2006 “ Për prokurimin Publik”
Kodi Civil
Ligji Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
Kodi i Procedurës Administrative
Kodi i Punës
Pas botimit në fletoren zyrtare. Legjislacioni Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Akte nën ligjore Neni 7/1/b 1. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 961, datë 2.12.2015 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, të agjencive të zhvillimit rajonal dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal”;
2. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 580, datë 3.8.2016 “Për krijimin e programit për mbështetjen e ekonomisë dhe përcaktimin e përfituesve të rregullave për zbatimin e tij”;
3. Urdhër nr. 132, datë 23.8.2016 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal“;
4. Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 2, datë 9.2.2017 Për miratimin e Programit Operacional për Fondin e Zhvillimit të Rajoneve 2017-2018
5. Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 14, datë 21.3.2017 Për miratimin e financimit për grantin “Nënprogrami i mbështetjes financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)”, të programit “Mbështetje për ekonominë”, si dhe të kalendarit me datën e fillimit të aplikimeve, për vitin 2017
6. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 191, datë 15.3.2017 Për kalimin në përgjegjësi administrimi Agjencisë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të godinave dhe truallit funksional të tyre, ndodhur në zonën kadastrale 8210, me numër pasurie 3/74, me sipërfaqe 5 044.85 2m, dhe me numër pasurie 3/183, me sipërfaqe 1 580.89 m2;
7. VKM nr.545, datë 11.08.2011”Për miratimin e structures dhe niveleve të pagave të nëpunësve civile, zv.ministrat dhe nëpunësve të kabineteve, Kryeministrit, aparatet e ministrive të linjës, administratat e Presidentit, Kuvendi, KQZ, Gjykata e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucione në varësi të Kryeministrisë dhe Këshillit të Ministrave, institucione në varësi të ministrive të linjës dhe administrate e Prefektit”;
8. VKM nr 17/2016”Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të paarshikuara në ligjin nr.138/2015”Për organizimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
Pas botimit në fletoren zyrtare. Në faqen zyrtare në linkun: http://red.gov.al/kuadri-ligjor/ Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Dokument politikash; Dokument tjetër Neni 7/1/b RREGULLORE
“MBI FUNKSIONIMIN  E NËNPROGRAMIT TË MBËSHTETJES FINANCIARE PËR NDËRMARRJET MIKRO, TË VOGLA DHE TË MESME (NMVM)”
Manual mbi përdorimin e shërbimit të internetit dhe postës elektronike
Rregullore e brendshme e organizimit dhe funksionimit të AZHER
Menjëherë pas miratimit nga Komiteti i Zhvillimit te Rajoneve
Menjëherë pas miratimit nga Bordi i Përbashkët i Menaxhimit
Në faqen zyrtare në linkun: http://red.gov.al/kuadri-ligjor/ Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. Neni 7/1/c/g Formular kërkese
Formular Ankese
Shpjeguese
Adresë Postare
Adresë Elektronike: info@red.gov.al
Pas miratimit të Programit të transparencës.
Menjëherë në rast ndryshimesh.
Në faqen zyrtare në menunë “Kontakt”. Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Agjencisë,orarin e punës,emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Neni7/1/ç Rr. Skënderbej, Pallati nr. 4, kati i 3, hyrja 4/1/12 Tiranë Menjëherë pas miratimit të Aktit nga Titullari. Në faqen zyrtare në menunë “Kontakt”. Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Përshkrim Neni 7/1/d Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 961, datë 2.12.2015 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, të agjencive të zhvillimit rajonal dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal”; Pas botimit në fletoren zyrtare. Në faqen zyrtare në linkun: http://red.gov.al/kuadri-ligjor/ Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Mekanizmat monitorues;
raporte  auditi;
dokumentet me tregues performance;
Neni7/1/ dh Raporte Auditimi nuk kemi ende     Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Buxheti Neni 7/1/e Buxheti / Raporte Menjëherë pas miratimit të ligjit për buxhetin Raportime në faqen zyrtare të internetit http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Ligji nr.9643/2006, “Për prokurimin publik”
VKM nr.914, datë 29.12.2014” Për miratimin e rregullave të Prokuriomit Publik”
Regjistër parashikimesh
Regjistër parashikimesh
Regjistër parashikimesh
Regjistër realizimesh
Menjëherë pas dërgimit në APP. Raportime Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Shërbimet e AZHER për publikun. Neni 7/1/f Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 14, datë 21.3.2017 Për miratimin e financimit për grantin “Nënprogrami i mbështetjes financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)”, të programit “Mbështetje për ekonominë”, si dhe të kalendarit me datën e fillimit të aplikimeve, për vitin 2017 Pas botimit në fletoren zyrtare. Në faqen zyrtare në linkun: http://red.gov.al/kuadri-ligjor/ Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/g P/akt ligjor dhe nënligjor Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues. Legjislacioni Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Mbajtja e dokumentacionit nga AZHER Neni 7/1/h Ligji nr.9154/2003 ”Për Arkivat “
Rregullore e brendshme për administrimin e dokumentacionit
Rregullore e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale
Pas botimit në fletoren Zyrtare dhe menjëherë pas miratimit të drejtorit ekzekutiv. Legjislacioni Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014. Neni 7/1/i Tabelë Pas miratimit të Programit të Transparencës Tek menu “Programi i Transparencës”, kategoria “Regjistri i kërkesave dhe i përgjigjeve” Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k       Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Informacione të tjera  të dobishme Neni 7/1/l       Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
Postuar: 03/21/18 10:23 AM | Perditesimi i fundit: 04/13/18 11:31 AM