Programe

1. Programi i Zonave të Përmirësuara të Biznesit

Koncepti i Zonave të Përmirësuara të Biznesit, i aplikuar me sukses në shumë vende të botës dhe i iniciuar vitet e fundit në Shqipëri, ka si qëllim krijimin e poleve të zhvillimit nëpërmjet mbështetjes së sipërmarrjeve në këto zona me grante dhe me anë të forcimit të partneritetit dhe bashkëpunimit midis tyre dhe qeverisjes lokale.
Duke aplikuar këtë model në zona me potencial të lartë turistik dhe zona të rëndësishme historike, ndërhyrja krijon një rikthim eksponencial mbi kapitalin e investuar e shprehur në rritje të aktivitetit ekonomik, tregtar dhe në vizitueshmërinë e këtyre zonave.

Ky program financohet nga skema I: “Mbështetje për NMVM për krijimin e zonave të përmirësuara të biznesit” e nënprogramit II “Mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)” pjesë e programit të mbështetjes së ekonomisë.
Ky program parashikon ndërhyrje në 10 qytete: Tiranë, Korcë, Elbasan, Durrës, Fier, Shkodër, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Krujë.

Cdo ndërhyrje e kësaj skeme do jetë në raportin si mëposhtë:
– 50% e investimit do të financohet nga AZHER në formë granti.
– 50% e investimit do të mbulohet nga bizneset përfituese të grantit.

2. Programi i Zhvillimit të Aseteve Publike

AZHER synon që nëpërmjet këtij programi të financojë ndërtimin, përmirësimin dhe rritjen e vlerës së aseteve shtetërore si toka, ndërtesa, ndërmarrje, etj të lëna në harresë, me potencial të pashfrytëzuar ose me modele të vjetëruara biznesi.
AZHER mund të marrë në administrim dhe të financojë përmirësimin këtyre aseteve duke marrë përsipër edhe menaxhimin e tyre.

Në kuadër të programit të këtij programi, AZHER po punon mbi 2 projekte konkrete:
1. Qëndër multifunksionale për sipërmarrjet e reja
2. Resort Turistik ne Darëzezë

3. Programi i Zhvillimit të Markatove

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i markatove rajonale shumë-funksionale për fruta, perime, produkte të përditshme, mish dhe produkte të tjera unike lokale. Merkatot gjithashtu do të ofrojnë shërbime si parkimi, bar kafe, pika gatimi të ushqimit të shpejtë, shërbime të paketimit të produkteve dhe shërbime reklamimi. Merkatot do të përdoren nga prodhuesit lokalë për të tregtuar produktet e tyre. Por ato mund të kthehen edhe në një pikë lidhjeje midis prodhuesve dhe eksportuesve, duke lidhur prodhuesit lokal me zinxhirët prodhues kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky program financohet nga skema II “Mbështetje për projekte të njësive ekonomike të njësive të qeverisjes vendore” e nënprogramit II “Mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)” pjesë e programit të mbështetjes për ekonominë.
Ky program parashikon ndërhyrje në 3 qytete: Durrës, Vlorë dhe Elbasan.

4. Programi i Zhvillimit të Pikave të Grumbullimit Bujqësor

Qëllimi i ketij programi është të krijoje qëndra grumbullimi për produkte agrikulture. Pikat e Grumbullimit mund të kombinohen edhe me shërbime të tjera shtesë si mundësimi i blerjes së farave të cilësisë së lartë dhe ofrimi i konsulencës në ndihmë të fermerëve. Qëndra do të jetë një pikë lidhjeje midis fermerëve dhe kanaleve të shpërndarjes kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ky program parashikon ndërtimin e 3 pikave të grumbullimit bujqësor në: Manez, Belsh dhe Novoselë.
Kosto mesatare për cdo pikë grumbullimi është llogaritur rreth 40.000.000 Lekë, nga ku:
– 50% e investimit do të financohet nga AZHER .
– 50% e investimit do të mbulohet nga njësitë e qeverisjes vendore dhe/ose investitorët privat.

5. Programi i Zhvillimit të Infrastrukturës së Marinave

Qëllimi i këtij projekti është financimi i ndërtimit dhe / ose përmirësimit të porteve turistike për marinat, në lokacionet të cilat janë zgjedhur si zona me potencial strategjik për një verpimtari të tille. Në kuadër të financimit të infrastrukturës së biznesit, ky program ka si qëllim mbështetjen e një sektori të ri për Shqipërinë që mund të zhvillojë ekonomikisht të gjithë vijën bregdetare duke krijuar një produkt konkurues evropian.
Ndërtimi i marinave bashkë me infrastrukturën plotësuese përreth vendodhjes së tyre, ka potencial për të qënë një drejtues i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri.

Ky program parashikon ndërtimin/rikonstruksionin e infrastrukturës së biznesit për 8 porte në: Bishti i pallës (Durrës), Kakome (Sarandë), Gjiri i Limionit (Sarandë), Orikum (Orikum), Porto Palermo (Himarë), Sazan (Vlorë), Shëngjin (Shëngjin), Liqeni i Shkodrës dhe lumi i Bunës (Shkodër).

 

Postuar: 10/13/17 10:48 AM | Perditesimi i fundit: 11/24/17 1:52 PM