Plane Biznesi

Një biznes plan bën të mundur që të paraqitni mundësitë e rritjes, zgjerimit ose zhvillimit të kompanisë suaj. Aty formulohen qëllimet e kompanisë dhe hapat që do ndiqen për ti arritur këto qëllime.

Kur nevojitet një plan biznesi?
Një plan biznesi është vecanërisht i nevojshëm nqs kompania juaj po ndërmerr një hap të rëndësishëm në zhvillimin e saj, qoftë kjo hapja e një biznesi të ri, prezantimi i një produkti të ri, zgjerimi në vende të reja, blerja e një kompanie tjetër, etj. Në këto raste dhe në raste të tjera të ngjashme, është shumë e rëndësishme që me anën e një biznes plani të tregohet nqs ka mundësi suksesi. Para kësaj nevojitet një studim tregu i saktë si dhe planifikimi i detajuar i aktiviteteve të kompanisë.

Në situatat e mësipërme kompanitë shpesh janë të varura nga mbështetja e partnerëve. Qoftë në rastin e kërkesës për financim, negocimi i shitjeve, konsultimi, etj, biznes plani është një dokument i rëndësishëm për partnerët tuaj të mundshëm të biznesit. Në rastin e kërkesës për financim, sidomos financimi equity, biznes plani është një domosdoshmëri për vlerësimin e ides suaj të biznesit. Investitorët që do ofrojnë një sasi të konsiderueshmë kapitali për kompaninë tuaj dhe që rrjedhimisht marrin një pjesë të riskut sipërmarrës, duhet të kenë në dorë informacion të mjaftueshëm.

Përdorimet kryesore të një plani biznesi janë rastet kur:
Kërkoni investitorë për të forcuar bazën kapitale equity. Për implementimin e strategjive të reja, kompania juaj po kërkon shareholders të rinj. Këto investitorë e kërkojnë gjithmonë një plan biznesi. Ata e përdorin BP për të vlerësuar projektin në termat e idesë së biznesit dhe oportuniteteve të tregut.
Kërkoni shkrirjen, blerjen, kalimin ose shitjen e kompanisë. Nqs planifikoni shitjen e kompanisë tuaj, plani i biznesit do ju ndihmojë në prezantimin transparent të saj. Blerësit e mundshëm mund të shikojnë më me vëmendje në ato kompani që duken të “shëndetshme”. Kur ju kërkoni të shisni kompaninsë tuaj, duhet të tregoheni të hapur me menaxherët e blerësve të mundshëm, në mënyrë që ata të shikojnë performancën e kompanisë tuaj.
Kërkoni kredi ose leasing. Në ditët e sotme bankat nuk mjaftohen me pasqyrat dhe bilancet e zakonshme kur marrin vendime kredie. Ato po fokusohen gjithnjë e më shumë në prespektivën ekonomike të kompanisë. Megjithëse banka jo gjithmonë mund të kërkojnë një plan biznesi, ky dokument ju ndihmon që ta prezantoni kompaninë ose projektin tuaj sa më shpejt, thjesht dhë në mënyrë të plotë.
Një plan biznesi mund të përdoret edhe për shumë qëllime të tjera si psh thithja e klientëve të rinj, manaxhimi i ri etj.

Përse i duhet kompanisë tuaj një plan biznesi?
• Strukturoni idetë tuaja
• Listohen objektiva të qarta
• Studiohet realizueshmeria e biznesit
• Reference për planin e punës/operativ
• Reference për rezultate/indikatorë të matshëm
• U jep mundësinë të reagoni shpejt dhe me kujdes ndaj zhvillimeve te reja

Kush janë palët e tjera për të cilët ka interes plani juaj i biznesit?
• Partnerët e brendshëm
• Partnerët e jashtëm
• Këshilltarët/konsulentët
• Financuesit (p.sh. bankat, investitorët, etj.)

Pikat kyce të një plani biznesi janë:
• Permbledhja ekzekutive
• Pershkrimi i kompanisë
• Produktet / shërbimet
• Analiza e tregut dhe konkurrencës
• Plani i marketingut
• Menaxhimi dhe organizimi
• Sistemi i biznesit
• Planifikimi financiar

Postuar: 10/13/17 10:40 AM | Perditesimi i fundit: 12/4/17 11:00 AM