Pjesmarrja Shtetërore

Nëpërmjet këtij programi synohet krijimi I shoqërive tregtare në partneritet me investitorë publik dhe/ose privat në projekte fizibël dhe me potencial të lartë zhvillimi për ekonomitë rajonale.

Ky program ka për qëllim të nxisë krijimin e sipërmarrjeve të reja ose zgjerimin e atyre ekzistuese, duke financuar projekte zhvillimore të cilat stimulojnë zhvillimin e ekonomisë rajonale, krijimin e vendeve të reja të punës, dhe zhvillimin e investimeve të rëndësishme me impakt rajonal. Ky program ofron mbështetje financiare, në formën e riskut të kapitalit të drejtpërdrejtë sipërmarrjeve të reja / ekzistuese duke marrë pjesë si ortak / aksionar në sipërmarrjet private në rastet e mungesës së iniciativës së vetë tregut apo mungesës së kapaciteteve / likuiditetit etj., pa prekur ekuilibrat e tregut dhe me një strategji daljeje të parashikuar.

Objektivat specifikë të programit janë:
a) Pjesëmarrje në formën e riskut të kapitalit për financimin e sipërmarrjeve te reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.
b) Nxitja dhe rritja e investimeve private rajonale si pasojë e angazhimit të likuiditeteve te fjetura të kapitalit privat.
c) Hapja e vendeve të reja të punës direkte dhe indirekte.
d) Rritja e xhiros vjetore të sipërmarrjeve ku bëhet implementimi i projekteve.

Identifikimi i aktorëve të nevojshëm për tu përfshirë në këtë proces, Propozimi dhe nisja e procedurave për ndryshimin/përshtatjen e kornizës ligjore, Hartimi dhe miratimi i Programit të Pjesëmarrjes në Sipërmarrjet Ekonomike (Equity) dhe paralelisht i biznes planeve fillestare Në varësi të projektit, Ngritja e SPV nga Agjencia RED, Nënshkrimi i kontratës së parë të pjesëmarrjes, ku detajohen imtësisht të gjithat të drejtat dhe detyrimet për mirë-administrimin e shoqërisë së përbashkët, Menaxhimi i përbashkët, Phasing Out.

Postuar: 12/4/17 5:31 PM | Perditesimi i fundit: 12/12/17 10:16 AM