Përgatitje Projektesh

Shtylla I e funksionimit të Agjencisë është programi i mbështetjes për përgatitjen e projekteve, konsulencës ekonomike dhe mbështetjes financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) për zhvillimin e ekonomisë rajonale dhe lokale.
Bashkë me përgatitjen e projektit, sipas rastit, mund të ofrohet dhe asistencë teknike për përgatitjen e dokumenteve, implementimin, menaxhimin, pool-ing me fonde të ndryshme nga buxheti i shteti, fondi i zhvillimit të rajoneve, si dhe fonde nga pushteti lokal, donatorët, madje edhe fonde private.

Asistenca Teknike nga AZHER përfshin gjithcka të nevojshme për të sigururar që një projekt i propozuar të jetë i realizueshëm, i përshtatshëm dhe që të mund të implementohet në mënyrë të suksesshme. Kjo përfshin edhe identifikimin dhe eleminimin sa më të hershëm të risqeve, nëpërmjet një procesi vendimmarrës eficent.

Postuar: 10/13/17 10:39 AM | Perditesimi i fundit: 12/4/17 10:23 AM