Organet Drejtuese

Organet drejtuese të Agjencisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal janë:

Bordi i Përbashkët i Menaxhimit, i cili është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë, që siguron mirëfunksionimin dhe bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR) dhe të Agjencisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (AZHER), duke siguruar vizionin e përbashkët dhe bashkërendimin e veprimeve e të burimeve ndërmjet dy agjencive, në përmbushje të misionit të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon e drejton veprimtarinë e agjencisë dhe përgjigjet para Bordit të Përbashkët të Menaxhimit.

Bordi i Këshillimit, i cili përbëhet nga 7 anëtarë dhe ngrihet nga vetë Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal.

Postuar: 10/15/17 12:48 PM | Perditesimi i fundit: 11/23/17 5:06 PM