Njësitë Ekonomike

Nënprogrami i mbështetjes financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), pjesë e programit “Mbështetje për Ekonominë”, i cili përbëhet nga dy skema, ka të alokuar vlerën prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh për vitin 2017, e cila do të administrohet, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, nga Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal (AZHER).
Skema II: “Mbështetje për projekte të njësive ekonomike të njësive të qeverisjes vendore” synon mbështetjen e projekteve ekonomike të NjQV për rigjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe nxitjen e poleve të zhvillimit lokal / rajonal, në funksion të krijimit të punësimit dhe të ardhurave shtesë për NjQV.

1. Kush mund të aplikojë ?
Për skemën e dytë “Mbështetje për projekte të njësive ekonomike të njësive të qeverisjes vendore” mund të aplikojnë të gjitha subjektet, njësitë ekonomike (shoqëritë tregtare) që klasifikohen si sipërmarrje mikro, të vogla apo të mesme, sipas legjislacionit në fuqi, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore, të cilat paraqesin projekte konkrete ekonomike zhvillimore, me impakt në ekonominë dhe zhvillimin lokal dhe rajonal, si dhe në gjenerimin e të ardhurave për njësitë e qeverisjes vendore dhe/ose rritjen e punësimit, me një plan biznesi të qartë dhe që sigurojnë paralelisht bashkëfinancimin e 50% të kostove të projektit.

2. Drejtimet e thirrjes dhe Zonat
Drejtimet kryesore për projekte investimi për aplikim janë për:
a. zhvillimin e rrjeteve tregtare dhe të shërbimeve të njësive ekonomike të njësive të qeverisjes vendore,
b. zhvillimin e aseteve dhe potencialeve ekonomike të zonave të tyre,
c. zhvillimin dhe rritjen e aftësisë sipërmarrëse të njësive ekonomike të njësive të qeverisjes vendore, lidhur me prodhimin, shërbimin dhe zinxhirin e vlerës për të gjeneruar të ardhura dhe punësim.
Thirrja për këtë skemë ka shtrirje kombëtare.

3. Si bëhet Aplikimi ?
Aplikimi bëhet në dy mënyra:
a. Online, në emailin zyrtar të AZHER, info@red.gov.al; ose
b. Me shkresë zyrtare (me postë ose protokollim dorazi), ku dosja e plotë e aplikimit (edhe në CD) dorëzohet pranë zyrave të Agjencisë.
Në rastin e aplikimeve dorazi, i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në zyrat e AZHER në 2 (dy) kopje të mbyllura, brenda afateve dhe orareve zyrtare.
Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal (AZHER) mund të orientojë dhe asistojë plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, me kërkesë të aplikuesit. Kjo do bëhet përgjatë gjithë procesit të aplikimit, për të siguruar më tepër qartësi rreth programit.

4. Dokumentacioni
Dosja e aplikimit (ose skedari i aplikimit), duhet të përmbajë:
• Formularin e Aplikimit bashkë me:
o Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës të administratorit;
o Dokument/ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) (që përmban dhe NUIS) lëshuar jo më herët se 30 ditë përpara dorëzimit të aplikimit;
o Fotokopje të Licencës nga Qendra Kombëtare e Licensimit (QKL) për veprimtarinë e pranueshme (sipas listës së AZHER), në rastin kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi dhe nëse biznesi nuk është start-up;
o Dokument që vërteton se nuk ka detyrime tatimore;
o Vërtetim origjinal ku provohet se i ka përmbushur detyrimet e pagesës së taksave (kontributet shoqërore, shëndetësore), lëshuar jo më herët se 30 ditë përpara dorëzimit të aplikimit;
o Çertifikatë pronësie të objektit ku ushtrohet aktiviteti/ose kontratë qiraje me afat të paktën edhe 1 vit nga data e aplikimit për grant;
o Deklaratë që dhënia e grantit do të administrohet në përputhje me qëllimet e nënprogramit përkatës.
• Modelin e planit të biznesit, bashkë me:
o Modelin e planit të investimit
o Modelin e projeksionit të shitjeve pas investimit
Formatet e dokumentave të mësipërm jepen të gatshme nga Agjencia. Gjithashtu, punonjësit e Agjencisë mund të ndihmojnë aplikuesit në plotësimin e këtyre formularëve, si pjesë e mbështetjes teknike.

5. Verifikimi
Pas verifikimit nëse të gjitha dokumentet janë dorëzuar sipas kërkesës, AZHER i komunikon aplikuesit pranimin e aplikimit, e pajis atë me një numër unik aplikimi, si dhe njofton aplikuesin se aplikimi i pranuar kalon në fazën e vlerësimit për financim.
Nëse një aplikues nuk i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, AZHER mund t’i japë aplikuesit një afat deri në 5 ditë kalendarike, por gjithmonë brenda afatit të mbylljes së aplikimeve, për të plotësuar dokumentacionin e munguar.
Aplikimet e paplota, nuk do të kalojnë në fazën e vlerësimit.

6. Sa ditë do rrijë e hapur thirrja ?
Thirrja do rrijë e hapur për 30 ditë nga momenti i shpalljes.

7. Kur do shpallen fituesit ?
5 ditë pas mbylljes së thirrjes, Agjencia do nxjerë listen finalë te përfituesve të grantit si dhe do i njoftojë subjektet përkatëse për hapat e mëtejshëm.

8. Cilat janë kriteret e vlerësimit të një aplikimi ?
Vlerësimi maksimal për cdo projekt është 100 pikë. Kriteret që përdoren për vlerësimin e aplikimeve nga autoriteti vlerësues janë si mëposhtme:

1. Kontributi i projektit në zhvillimin e potencialeve ekonomike të zonës në të cilin kryhet investimi. Ky kriter vlerësohet nga 0 deri në maksimalisht 30 pikë.
2. Efekti i pritshëm i projektit në punësim dhe në rritje të kapaciteteteve të prodhimit, shërbimit apo vlerës së shtuar. Ky kriter vlerësohet nga 0 deri në maksimalisht 30 pikë.
3. Rritja e aftësive sipërmarrëse të njësive të qeverisjes vendore, potenciali për gjenerim të ardhurash, si dhe rritja e potencialeve konkuruese të zonës. Ky kriter vlerësohet nga 0 deri në maksimalisht 20 pikë.
4. Kthyeshmëria e projektit, aftësia menaxhuese për zbatimin me sukses të projektit, kapacitetet financiare dhe qëndrueshmëria e projektit. Ky kriter vlerësohet nga 0 deri në maksimalisht 20 pikë.

Këto kritere detajohen në nënkriteret përkatëse nga autoriteti që kryen vlerësimin.

Postuar: 10/13/17 10:50 AM | Perditesimi i fundit: 12/10/17 10:10 PM