Ngritje Kapacitetesh

Programet për ngritjen e kapaciteteve nga AZHER janë të konceptuara dhe janë projektuar për t’iu përgjigjur nevojave që janë identifikuar nga analizat tona dhe nga kërkesat e ardhura nga entitete të ndryshme publike dhe private. AZHER e ofron shërbimin e ngritjes së kapaciteteve të stafit tuaj kryesisht përmes trajnimeve, study-visits etj. Kjo ju ndihmon ju dhe organizatën tuaj për forcimin e rolit në sektorin ku ju operoni.

Në parim, AZHER ofron kryesisht 3 programe kryesore për ngritje e kapaciteteve:

  1. Programe Tematike (Thematic Capacity Building): Kanë si synim ngritjen e kapaciteteve të strukturave specifike të organizatës suaj duke e trajnuar personelin në tema specifike në profile të ndryshme. Trajnues mund të jenë anëtarë të stafit tonë të cilët janë ekspertë të fushave të ndryshme, ose ekspertë të jashtëm si pjesë e rrjetit tonë të gjërë të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve në industri të ndryshme.
  2. Programe të Përgjithshme (Core Capacity Building): Kanë si synim formësimin e përgjithshëm të stafit tuaj menaxherial në fusha të gjera por me shumë rëndësi për përgatitjen e cdo menaxheri të suksesshëm.
  3. Programe vizitash studimore, shkëmbim eksperiencash: AZHER mund të realizojë edhe mundësimin e vizitave në ambjentet e organizatave/kompanive më në zë të fushës ku ju operoni, duke shfrytëzuar rrjetin e gjërë të partnerëve kombëtar dhe ndërkombëtar.

Qasja e këtyre programeve për ngritjen e kapaciteteve ështe metoda e trajnimeve “tailor-made”, që përshtat modulet e trajnimeve me kërkesat e organizatës/kompanisë tuaj, përmasat, niveli kualifikues i stafit si dhe konteksit specifik ku ju operoni.

Në fokus janë organizatat/kompanitë të cilat duan dhe janë të motivuara të përmirësojnë imazhin e tyre publik, pozicionin strategjik, performancën dhe influencën e tyre në treg.

Postuar: 10/13/17 10:41 AM | Perditesimi i fundit: 12/4/17 10:58 AM