Mbeshtetje Financiare

Disa nga format e mbështetjes financiare qe RED ofron, janë:

  1. Financon përmes formave të ndryshme të partneritetit, në asete publike, ndërmarrje tregtare publike si dhe si dhe ofron skema të financimit të sipërmarrjeve private, për të shtuar vlerë, përmirësuar eficiencën operacionale, si dhe për të rritur aftësinë e tyre konkurruese në treg.
  2. Mbështet me grante, deri në 50% të vlerës së investimit, ndërmarrjet NMVM në ato zona ku ka pasur më parë ndërhyrje me investime infrastrukturore nga FZHR. Gjithashtu, RED ka dhe një skemë grantesh të vecantë për Njësitë e Qeverisjes Vendore që kërkojnë investime në Njësitë e tyre Ekonomike.
  3. Promovon ngritjen e fondeve të përbashkëta të investimeve rajonale, me bashkëpjesëmarrje të institucioneve të tjera publike, donatorëve, diasporës apo edhe shoqërive të tjera tregtare private, me qëllim investimin e përbashkët në projekte zhvillimore.
Postuar: 10/13/17 10:35 AM | Perditesimi i fundit: 11/24/17 9:38 AM