Marka “EDUA”

“EDUA” është rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri, me produkte tipike tradicionale: prodhime bujqësore, të përpunuara etj, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët dhe prodhuesit e tjerë shqiptarë.

Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës “EDUA”, në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit te 100 fshatrave te MBZHR mbështetet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe artizanë shqiptarë, si dhe synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase.
Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomikë të cilët duan të krijojnë osë të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”, në linkun e mëposhtëm:

Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “EDUA”

Postuar: 03/9/18 11:41 AM | Perditesimi i fundit: 06/21/18 3:06 PM