Thirrje e hapur për aplikime, marka “EDUA”

“EDUA” është rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri, me produkte tipike tradicionale: prodhime bujqësore, të përpunuara etj, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët, sipërmarrësit dhe prodhuesit shqiptarë.

Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës “EDUA”, në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit te 100 fshatrave te MBZHR, mbështetet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe sipërmarrës si dhe synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase.
Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomikë të cilët duan të hapin osë të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”.

Procedura e aplikimit
Të gjithë aplikuesit duhet të shkarkojnë dokumentat e mëposhtme dhe të dërgojnë në mënyrë elektronike listën e mëposhtme:
1. Mjet Identifikimi i përfaqësuesit ligjor ose i personit të autorizuar (kartë identiteti/ pasaportë)
2. Një kopje e NIPT/NUIS;
3. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë drejtorisë rajonale të tatim-taksave;
4. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë sigurimeve shoqërore
5. Formulari i aplikimit i plotësuar në të gjitha rubrikat.
6. Plan Biznesi – Pjesa Pershkruese
7. Plan Biznesi – Pjesa Financiare

Dokumentat e mësipërm duhet të dërgohen elektronikisht në adresën: info@red.gov.al me subjekt: Aplikim për përdorimin e markës

Brenda një afati prej 5 ditësh pune, aplikuesit e kualifikuar do të njoftohen për tu paraqitur pranë zyrave të AZHER për të firmosur marrëveshjen e përdorimit të markës.

Në vijim, brenda datës 27 Prill 2018, aplikuesit e interesuar mund të aplikojnë edhe për financim pranë AZHBR në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, sipas kushteve të masës numër 52 për të përfituar një grant deri në 50% të vlerës së investimit dhe deri në 2 milionë lekë, për ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Për më shumë informacion referoni dokumentat e mëposhtëm ose na kontaktoni në adresën : info@red.gov.al

  1. Kriteret e përgjithshme të Aplikimit
  2. Modeli i dyqanit tip EDUA
  3. Lista e dokumentave të Aplikimit
  4. Formulari i Aplikimit
  5. Plan Biznesi – Pjesa Pershkruese
  6. Plan Biznesi – Pjesa Financiare

Anekse shpjegues:
      Aneks 1 – Dyqani
      Aneks 2 – Lista e Produkteve
      Aneks 3 – Logoja

Postuar: 03/12/18 12:11 PM | Perditesimi i fundit: 06/21/18 3:51 PM