Takim me përfaqësues të WiBuG GmbH

Në datat 2, 3 dhe 4 Nëntor 2016 në ambjentet e Agjencisë AZHER u zhvillua një takim me zotin Bruno Kracher, përfaqësues i një institucioni thuajse homolog i AZHER në Austri, i quajtur WiBAG. Wirtschaftsservice Burgenland AG u themelua në vitin 1994 dhe zotërohet 100% nga rajoni i Burgenlandit në Austri. Në 2015 u kthye në WiBuG – Wirtschaft Burgenland GmbH. Kjo kompani ofron shërbime si marketimi i rajonit dhe realokimi i kompanive. Këshillim, grante, pjesëmarrje equity dhe venture capital, si dhe shërbime në optimizimin e menaxhimit të kompanive. Të gjitha këto shërbime u shpjeguan nga zoti Kracher, si përfaqësues i WiBug.

WiBug ka arritur të menaxhojë një portofol mbi 4 miliard Euro në projekte zhvillimore duke e kthyer Burgenland-in në një histori suksesi Europian. Ajo ka qenë gjithashtu shumë kompetente në përthithjen e fondeve të BE-së, me një normë absorbimi prej 99.7%, duke luajtur rolin e një koordinatori mes fondeve te BE-së dhe sektorit privat në Burgenland.

AZHER synon përshtatjen për tregun dhe kontekstin e vendit tonë të praktikave më të mira të WiBug si dhe institucioneve të tjera të ngjashme në Europë.

Postuar: 10/10/17 1:20 PM | Perditesimi i fundit: 03/12/18 11:01 AM