Konkursi për brandin e rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare

View Calendar
2018-03-06 All day

AZHER mori pjesë të martën, në fazën finale të prezantimit të 15 projekteve nga 47 aplikantë të konkursit për përzgjedhjen e brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare.
Drejtori i përgjithshëm, Z. Rezart Sako, ishte pjesë e jurisë në përzgjedhjen e projektit fitues, së bashku me Z. Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Yllka Gjikopulli, Regjizore e Artit Pamor, Z. Andi Shameti, Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës dhe Z. Vasjen Katro, Grafik Dizajner.
Fitues i këtij konkursi u shpall projekti “edua”, që u prezantua nga Znj. Ilva Kureta, i cili sjell një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, duke ndërthurur në mënyrë moderne elementë tradicionale shqiptarë, përmes dizajnit dhe emrit të zgjedhur.
Pas përzgjedhjes së fituesit të konkursit, Z. Rezart Sako u shpreh: “Faleminderit për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e konkurentëve me punët serioze që ata paraqitën. Shpresoj që zgjedhja e jurisë për projektin fitues të pëlqehet dhe të konsiderohet e duhura.
Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur.