Dialogu i I-rë Industrisë Automobilistike në Shqipëri

View Calendar
2017-11-16 09:00 - 17:00

Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (RED), Porsche Albania, VDA Productions, Mercedes-Benz Albania, Forschner Albania, PSZ Albania GmbH shpk, Tirana Business Park, Saytaxi Albania, GIZ, Ambasadën Gjermane dhe AIDA organizuan Dialogun e parë të Industrisë Automobilistike në Shqipëri.

Përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë dhe bizneset private që operojnë në industrisë automobilistike dhe sektorët lidhës, diskutuan mbi potencialin që ofron Shqipëria si një vendndodhje tërheqëse dhe konkurruese për ofruesit e produkteve dhe shërbimeve në këtë industri.

Eventi u mbajt në datën 16.11.2017, në ambientet e Tirana Business Park dhe kishte rreth 150 pjesëmarrës. Ky event shfaqi potencial për përthithjen e biznesve të reja që operojnë në industrinë automobilistike dhe/ose zgjerimin e bizneseve ekzistuese të lidhura me këtë industri në vendin tonë.