Drejtori i Përgjithshëm

Rezart Sako

Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal – RED

Z. Rezart Sako ka mbi 12 vjet përvojë ndërkombëtare në sektorin e Investimeve Bankare dhe Finance. Fushat e tij kryesore të ekspertizës janë fokusuar në Tregjet e Kapitaleve, Bankat e Investimeve dhe Financat e Korporatave. Ai ka punuar në pozicione te larta pranë disa institucione të rëndësishme financiare në New York. Ka mbajtur pozicionin si Zevendes President tek Barclays Capital/Lehman Brothers Inc. dhe Menaxher Fondi tek GlobeOp Financial Services. Gjatë Krizës Financiare të vitit 2008, ai menaxhoi me sukses Departamentin e Kontrollit të Produkteve të Derivateve pas falimentimit të Lehman Brothers dhe udhëhoqi integrimin me Barclays Capital.

Ne vitin 2016, Z. Sako u emërua si Drejtor i Përgjithshëm pranë Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (RED) në Shqipëri. Në këtë funksion, ai zhvillon strategjinë e agjencisë, si dhe programe me synim zhvillimin ekonomik, ai krijon dhe mbështet partneritete me qasje territoriale dhe koordinon donatorët dhe investimet e sektorit privat, sidomos në rajonet e pazhvilluara.

Z. Sako u diplomua në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut me nderime Magna Cum Laude ne Dhjetor 2002. Ka një sërë kualifikimesh profesionale dhe internshipe në  fushën e Finances dhe Zhvillimit Ekonomik, si “Udhëheqja e Rritjes Ekonomike”, akorduar nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar, në Harvard Kennedy School pranë Universitetit të Harvardit

 

 

 

Postuar: 10/10/17 7:35 AM | Perditesimi i fundit: 12/5/17 12:03 PM