Takim zyrtar mes AZHER dhe Ambasadorit te Norvegjise

Në kuadër të qasjes së zhvillimit të partneriteve, Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, më datë 1 Qershor 2018, pati kënaqësinë të presë në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën SH. T. Z. Per Strand Sjaastad. Gjatë takimit u diskutua mbi fushat prioritare të bashkëpunimit si dhe mbështetjen potenciale financiare apo teknike që Qeveria Norvegjeze mund të ofrojë për AZHER, sidomos në fushën e grupimeve detare (clusters). Diskutimi u përqendrua në projekte zhvillimore të porteve/marinave, në përmirësimin dhe shtimin e shërbimeve të ofruara si dhe në mekanizmat e mbështetjes së biznesit dhe komunitetit lokal në këto zona. ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal

Në datat 17 dhe 18 Maj, 2018 u mbajt në Kosovë, workshopi me temë “Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal“. Në këtë takim, delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga: Këshilli i Ministrave, përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal 1 & 2, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal. Ndërkohë që delegacioni i Kosovës, u përfaqësua nga zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe drejtuesit e 5 Agjencive për Zhvillim Rajonal. Ky workshop ofroi një mundësi shumë të mirë në shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, ideve dhe zgjidhjeve për të tejkaluar problemet, nxjerrjen në pah të praktikave më të mira të zhvillimit rajonal të balancuar, shqyrtimin e mundësive, për bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Si hap, i metejshëm i këtij bashkëpunimi, parashikohet një nënshkrimi i një marrëveshje mirëkuptimi midis të gjithë aktorëve të zhvillimit rajonal për zbatimin e projekteve konkrete ndërkufitare/rajonale me impakt të matshëm pë​r komunitetet lokale.   ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pozicion Pune Vakant – Specialist Sektori i Projektimit

NJOFTIM PUNESIMI – SPECIALIST SEKTORI I PROJEKTIMIT PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS I. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS Emërtesa e pozicionit: Specialist Sektori i projektimit Institucioni: Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal Drejtoria: Drejtoria e Projektimit dhe programeve te zhvillimit Sektori: Sektori i projektimit Raporton tek: Pergjegjesi i Sektori të projektimit II. MISIONI Specialisti i Projekteve për Zhvillim ka për detyrë zbatimin e projekteve zhvillimore që lidhen ngushtësisht me misionin dhe mbështesin qëllimet dhe objektivat e Agjencisë. III. QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS Asiston direkt në një ose më shumë projekte, duke përfshirë gjithë ciklin e projektimit, planifikimit, koordinimit, analizimit të të dhënave, buxhetimit, fondeve të gjeneruara nga donatorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. IV. DETYRAT KRYESORE a. Asiston në hartimin dhe planifikimin e projekteve zhvillimore, specifikimeve teknike, në bazë të metodologjisë së projekteve; b. Asiston në hartimin e specifikimeve teknike, mbikqyrjen e punimeve për lloje të ndryshme të ndëryrjeve, dhe përgatit preventivat e objekteve gjatë fazave të përgatitjes së projekt-idesë, c. Asiston në hartimin e projekteve duke vlerësuar koston në përputhje me çmimet e manualeve teknike të miratuara me vendimet në fuqi dhe ose për zërat e rinj harton analiza, sipas specifikimeve të vendosura nga projektuesi; d. Grumbullon, studion dhe propozon për miratim, analizat teknike të cmimeve njësi të ndërtimit të paraqitura nga operatorë të ndryshëm, projektues apo zbatues, për zëra të rinj pune; e. Përpilon të dhëna, vlerëson qëndrueshmërinë dhe ndikimin mjedisor të projektit dhe ofron ofron këshilla për të zgjidhur ndonjë problem; f. Bashkëpunon me shumëllojshmëri profesionistësh duke përfshirë dhe nënkontraktorët për punë e shërbime; g. Mbikëqyr punën e ekspertëve të jashtëm të përfshirë në zbatimin e projekteve; h. Mban të dhëna të sakta në lidhje me kryejen e aktiviteteve e punëve në terren sic kërkohet; i. Sigurohet që projekti po zhvillohet normalisht dhe dorëzon raporte me shkrim të qarta dhe koncize bazuar në inspektimet në terren; j. Hulumtim & Kërkime për projekte EU, kombëtare, lokale dhe zonale k. Hartim Projektesh EU, kombëtare, locale dhe zonale l. Kryen detyra te tjera sipas nevojave të Agjencisë V. ARSIMIMI DHE EKSPERIENCA E PUNËS Arsimi: Diplomë universitare në ekonomi, biznes apo disiplina të tjera të ngjashme; Përvoja: Mbi dy vjet përvojë profesionale preferohet në zhvillim dhe raportim projektesh. Kërkesa të tjera: o Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të përmbledhur informacione të ndryshme në formë të qartë dhe koncize. o Duhet të ketë aftësitë dhe ekspertizë në […]

Konkursi për brandin e rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare

AZHER mori pjesë të martën, në fazën finale të prezantimit të 15 projekteve nga 47 aplikantë të konkursit për përzgjedhjen e brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare. Drejtori i përgjithshëm, Z. Rezart Sako, ishte pjesë e jurisë në përzgjedhjen e projektit fitues, së bashku me Z. Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Yllka Gjikopulli, Regjizore e Artit Pamor, Z. Andi Shameti, Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës dhe Z. Vasjen Katro, Grafik Dizajner. Fitues i këtij konkursi u shpall projekti “edua”, që u prezantua nga Znj. Ilva Kureta, i cili sjell një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, duke ndërthurur në mënyrë moderne elementë tradicionale shqiptarë, përmes dizajnit dhe emrit të zgjedhur. Pas përzgjedhjes së fituesit të konkursit, Z. Rezart Sako u shpreh: “Faleminderit për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e konkurentëve me punët serioze që ata paraqitën. Shpresoj që zgjedhja e jurisë për projektin fitues të pëlqehet dhe të konsiderohet e duhura. Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur. ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pozicion Pune Vakant – AGROBIZNES

  SHPALLJE POZICIONI PUNE VAKANT – AGROBIZNES   TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS Emërtesa e pozicionit: Specialist i Menaxhimit të Projekteve në Agrobiznes Institucioni: Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal Organigrama: Drejtoria e Investimeve, Sektori i Zhvillimit të Aseteve Raporton tek: Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Aseteve QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS Specialisti i menaxhimit të projekteve në Agrobiznes përgjigjet tek Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Aseteve për menaxhimin e çështjeve që lidhen me projektet në fushën e Agrobiznesit ku përfshihen ideJimi, zhvillimi dhe menaxhimi i këtyre projekteve. DETYRAT KRYESORE o Specialisti do të jetë përgjegjës për idejimin, zhvillimin, menaxhimin dhe raportimin e projekteve ne fushën e agrobiznesit. o Duhet te jete ne gjendje te analizoje të dhënat kryesore të indikatorëve të performancës, si dhe t’i paraqesë ato me shkrim në menyre sa me koncizë. o Ka pergjegjësi për raportimin dhe monitorimin e aktiviteteve të ndryshme të projekteve, tendencat dhe të dhënat kyçe. o Përgatit draftin e parë të Raportimit Tremujor për projektet specifike duke përfshirë tregues të të dhënave. o Raporton tek Përgjegjësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorise duke bashkëpunuar ngushtë me te gjithë menaxheret e projekteve te AZHER. ARSIMIMI DHE EKSPERIENCA E PUNËS Arsimi: Diplomë universitare në ekonomi, biznes, agrobiznes apo disiplina të tjera të ngjashme; Përvoja: Minimumi tre vjet përvojë profesionale preferohet në zhvillim dhe raportim projektesh ne fushën e agrobiznesit. Kërkesa të tjera: o Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të përmbledhur informacione të ndryshme në formë të qartë dhe koncize. o Duhet të ketë aftësitë dhe ekspertizë në të shkruar, si dhe në gjendje të paraqesë në mënyrë të përmbledhur projektet bazuar në numra dhe indikatorë. o Duhet te kete njohuri shkëlqyera të konsolidimit, perpunimit dhe raportimit te informacionit. o Duhet të demonstrojë njohuri dhe përvojë në agrobiznes, përfshirë zhvillimin e koncept ideve, biznes planeve dhe projekteve. o Aftësi të forta analitike, aftësi bindëse komunikuese ne te folur dhe aftësi të mira në shkrim. o Duhet të jete i aftë për të punuar në mënyrë harmonike me kolegët. o Të njohë mirë Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, dhe platformat e rrjeteve sociale të mediave. o Njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.   PROCEDURA E APLIKIMIT DHE PARAQITJA E DOKUMENTAVE Aplikimi mund të bëhet në një nga këto 2 mënyra: 1. Online në adresën e emailit info@red.gov.al, ku subjekti […]

Dialogu i I-rë i Industrisë Automobilistike në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (RED), Porsche Albania, VDA Productions, Mercedes-Benz Albania, Forschner Albania, PSZ Albania GmbH shpk, Tirana Business Park, Saytaxi Albania, GIZ, Ambasadën Gjermane dhe AIDA organizuan Dialogun e parë të Industrisë Automobilistike në Shqipëri. Përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë dhe bizneset private që operojnë në industrisë automobilistike dhe sektorët lidhës, diskutuan mbi potencialin që ofron Shqipëria si një vendndodhje tërheqëse dhe konkurruese për ofruesit e produkteve dhe shërbimeve në këtë industri. Eventi u mbajt në datën 16.11.2017, në ambientet e Tirana Business Park dhe kishte rreth 150 pjesëmarrës. Ky event shfaqi potencial për përthithjen e biznesve të reja që operojnë në industrinë automobilistike dhe/ose zgjerimin e bizneseve ekzistuese të lidhura me këtë industri në vendin tonë.

Takim me përfaqësues të WiBuG GmbH në ambjentet e agjencisë RED

Në datat 2, 3 dhe 4 Nëntor 2016 në ambjentet e Agjencisë AZHER u zhvillua një takim me zotin Bruno Kracher, përfaqësues i një institucioni thuajse homolog i AZHER në Austri, i quajtur WiBAG. Wirtschaftsservice Burgenland AG u themelua në vitin 1994 dhe zotërohet 100% nga rajoni i Burgenlandit në Austri. Në 2015 u kthye në WiBuG – Wirtschaft Burgenland GmbH. Kjo kompani ofron shërbime si marketimi i rajonit dhe realokimi i kompanive. Këshillim, grante, pjesëmarrje equity dhe venture capital, si dhe shërbime në optimizimin e menaxhimit të kompanive. Të gjitha këto shërbime u shpjeguan nga zoti Kracher, si përfaqësues i WiBug. WiBug ka arritur të menaxhojë një portofol mbi 4 miliard Euro në projekte zhvillimore duke e kthyer Burgenland-in në një histori suksesi Europian. Ajo ka qenë gjithashtu shumë kompetente në përthithjen e fondeve të BE-së, me një normë absorbimi prej 99.7%, duke luajtur rolin e një koordinatori mes fondeve te BE-së dhe sektorit privat në Burgenland. AZHER synon përshtatjen për tregun dhe kontekstin e vendit tonë të praktikave më të mira të WiBug si dhe institucioneve të tjera të ngjashme në Europë.

Kjo faqe do te jete e disponueshme se shpejti

Kjo faqe do te jete e disponueshme se shpejti