Hapja e thirrjes per aplikime “Akademia 100+ Fshatrat”

Hapja e thirrjes “Akademia 100+ Fshatrat” Apliko në: http://www.planifikimi.gov.al/

Takim zyrtar mes AZHER dhe Ambasadorit te Norvegjise

Në kuadër të qasjes së zhvillimit të partneriteve, Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, më datë 1 Qershor 2018, pati kënaqësinë të presë në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën SH. T. Z. Per Strand Sjaastad. Gjatë takimit u diskutua mbi fushat prioritare të bashkëpunimit si dhe mbështetjen potenciale financiare apo teknike që Qeveria Norvegjeze mund të ofrojë për AZHER, sidomos në fushën e grupimeve detare (clusters). Diskutimi u përqendrua në projekte zhvillimore të porteve/marinave, në përmirësimin dhe shtimin e shërbimeve të ofruara si dhe në mekanizmat e mbështetjes së biznesit dhe komunitetit lokal në këto zona. ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal

Në datat 17 dhe 18 Maj, 2018 u mbajt në Kosovë, workshopi me temë “Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal“. Në këtë takim, delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga: Këshilli i Ministrave, përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal 1 & 2, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal. Ndërkohë që delegacioni i Kosovës, u përfaqësua nga zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe drejtuesit e 5 Agjencive për Zhvillim Rajonal. Ky workshop ofroi një mundësi shumë të mirë në shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, ideve dhe zgjidhjeve për të tejkaluar problemet, nxjerrjen në pah të praktikave më të mira të zhvillimit rajonal të balancuar, shqyrtimin e mundësive, për bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Si hap, i metejshëm i këtij bashkëpunimi, parashikohet një nënshkrimi i një marrëveshje mirëkuptimi midis të gjithë aktorëve të zhvillimit rajonal për zbatimin e projekteve konkrete ndërkufitare/rajonale me impakt të matshëm pë​r komunitetet lokale.   ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “EDUA”

“EDUA” është rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri, me produkte tipike tradicionale: prodhime bujqësore, të përpunuara etj, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët, sipërmarrësit dhe prodhuesit shqiptarë. Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës “EDUA”, në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit te 100 fshatrave te MBZHR, mbështetet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe sipërmarrës si dhe synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase. Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomikë të cilët duan të hapin osë të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”. Procedura e aplikimit Të gjithë aplikuesit duhet të shkarkojnë dokumentat e mëposhtme dhe të dërgojnë në mënyrë elektronike listën e mëposhtme: 1. Mjet Identifikimi i përfaqësuesit ligjor ose i personit të autorizuar (kartë identiteti/ pasaportë) 2. Një kopje e NIPT/NUIS; 3. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë drejtorisë rajonale të tatim-taksave; 4. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë sigurimeve shoqërore 5. Formulari i aplikimit i plotësuar në të gjitha rubrikat. 6. Plan Biznesi – Pjesa Pershkruese 7. Plan Biznesi – Pjesa Financiare Dokumentat e mësipërm duhet të dërgohen elektronikisht në adresën: info@red.gov.al me subjekt: Aplikim për përdorimin e markës Brenda një afati prej 5 ditësh pune, aplikuesit e kualifikuar do të njoftohen për tu paraqitur pranë zyrave të AZHER për të firmosur marrëveshjen e përdorimit të markës. Në vijim, brenda datës 27 Prill 2018, aplikuesit e interesuar mund të aplikojnë edhe për financim pranë AZHBR në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, sipas kushteve të masës numër 52 për të përfituar një grant deri në 50% të vlerës së investimit dhe deri në 2 milionë lekë, për ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare. Për më shumë informacion referoni dokumentat e mëposhtëm ose na kontaktoni në adresën : info@red.gov.al Kriteret e përgjithshme të Aplikimit Modeli i dyqanit tip EDUA Lista e dokumentave të Aplikimit Formulari i Aplikimit Plan Biznesi – Pjesa Pershkruese Plan Biznesi – Pjesa Financiare Anekse shpjegues:       Aneks 1 – Dyqani       Aneks 2 – Lista e Produkteve       Aneks 3 – Logoja

Konkursi për brandin e rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare

AZHER mori pjesë të martën, në fazën finale të prezantimit të 15 projekteve nga 47 aplikantë të konkursit për përzgjedhjen e brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare. Drejtori i përgjithshëm, Z. Rezart Sako, ishte pjesë e jurisë në përzgjedhjen e projektit fitues, së bashku me Z. Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Yllka Gjikopulli, Regjizore e Artit Pamor, Z. Andi Shameti, Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës dhe Z. Vasjen Katro, Grafik Dizajner. Fitues i këtij konkursi u shpall projekti “edua”, që u prezantua nga Znj. Ilva Kureta, i cili sjell një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, duke ndërthurur në mënyrë moderne elementë tradicionale shqiptarë, përmes dizajnit dhe emrit të zgjedhur. Pas përzgjedhjes së fituesit të konkursit, Z. Rezart Sako u shpreh: “Faleminderit për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e konkurentëve me punët serioze që ata paraqitën. Shpresoj që zgjedhja e jurisë për projektin fitues të pëlqehet dhe të konsiderohet e duhura. Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur. ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Qendra multifunksionale e shërbimeve për sipërmarrjet e reja – “Betahaus Tirana”

Qeveria sot është pronari më i madh i aseteve publike në Republikën e Shqipërisë, dhe këtij burimi të madh të pasurive publike duhet t’i jepet vlera optimale për qytetarët e saj në një kohë të shkurtër dhe reale. Troje të lira, objekte të papërdorura, prona të tepërta, peshojnë të gjitha në buxhetin e qeverisë, në të gjithë juridiksionin. AZHER në kuadër të Programit  për Zhvillimin e  Aseteve, po zbaton projektin për rehabilitimin e një ndërtese të vjetër në pronësi shtetërore e realizuar në fillim të viteve 80-të, për ta kthyer në një “Qendër multifunksionale të shërbimeve për sipërmarrjet e reja – “Betahaus Tirana”. Ky projekt nënkupton një proces strategjik dhe sistematik të përmirësimit të aseteve publike (fizike) operimit dhe mirëmbajtjes me fokus social dhe ekonomik. “Betahaus Tirana” do të kthehet në një qendër Co-working modern biznesi për sipërmarrësit e rinj, studentët, profesionistët duke stimuluar komunikimin, bashkëpunimin, ekspertizën shumë të nevojshme në zhvillimin e planeve të biznesit dhe marketingut, si dhe ndihmesën në financimin e bizneseve të reja dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet tyre. Modeli i Betahaus Tirana do të nxisë sipërmarrjen krijimtarinë dhe zhvillimin e produkteve novatore. Përveç hapësirave të përbashkëta të zyrës ky projekt do të ofrojë trajnime, mbështetje dhe shërbime për zhvillimin e kompetencave në fushën e inovacionit dhe konkurrencës duke krijuar një ndjenjë të fortë të komunitetit. *      * * Zbatimi i Projektit “Betahaus Tirana” parashikohet të kryhet në dy faza kryesore: 1) Ndërtimi/rikualifikimi i ndërtesës. 2) Pajisja me mobilim dhe mjete teknologjike   Ky investim do të realizohet me mbështetjen e: Qeverisë shqiptare Fondeve private GIZ /ProSeed përmes asistencë teknike   ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Dialogu i I-rë i Industrisë Automobilistike në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (RED), Porsche Albania, VDA Productions, Mercedes-Benz Albania, Forschner Albania, PSZ Albania GmbH shpk, Tirana Business Park, Saytaxi Albania, GIZ, Ambasadën Gjermane dhe AIDA organizuan Dialogun e parë të Industrisë Automobilistike në Shqipëri. Përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë dhe bizneset private që operojnë në industrisë automobilistike dhe sektorët lidhës, diskutuan mbi potencialin që ofron Shqipëria si një vendndodhje tërheqëse dhe konkurruese për ofruesit e produkteve dhe shërbimeve në këtë industri. Eventi u mbajt në datën 16.11.2017, në ambientet e Tirana Business Park dhe kishte rreth 150 pjesëmarrës. Ky event shfaqi potencial për përthithjen e biznesve të reja që operojnë në industrinë automobilistike dhe/ose zgjerimin e bizneseve ekzistuese të lidhura me këtë industri në vendin tonë.

Takim me përfaqësues të WiBuG GmbH në ambjentet e agjencisë RED

Në datat 2, 3 dhe 4 Nëntor 2016 në ambjentet e Agjencisë AZHER u zhvillua një takim me zotin Bruno Kracher, përfaqësues i një institucioni thuajse homolog i AZHER në Austri, i quajtur WiBAG. Wirtschaftsservice Burgenland AG u themelua në vitin 1994 dhe zotërohet 100% nga rajoni i Burgenlandit në Austri. Në 2015 u kthye në WiBuG – Wirtschaft Burgenland GmbH. Kjo kompani ofron shërbime si marketimi i rajonit dhe realokimi i kompanive. Këshillim, grante, pjesëmarrje equity dhe venture capital, si dhe shërbime në optimizimin e menaxhimit të kompanive. Të gjitha këto shërbime u shpjeguan nga zoti Kracher, si përfaqësues i WiBug. WiBug ka arritur të menaxhojë një portofol mbi 4 miliard Euro në projekte zhvillimore duke e kthyer Burgenland-in në një histori suksesi Europian. Ajo ka qenë gjithashtu shumë kompetente në përthithjen e fondeve të BE-së, me një normë absorbimi prej 99.7%, duke luajtur rolin e një koordinatori mes fondeve te BE-së dhe sektorit privat në Burgenland. AZHER synon përshtatjen për tregun dhe kontekstin e vendit tonë të praktikave më të mira të WiBug si dhe institucioneve të tjera të ngjashme në Europë.

Dialogu i I-rë i Industrisë Automobilistike në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (RED), Porsche Albania, VDA Productions, Mercedes-Benz Albania, Forschner Albania, PSZ Albania GmbH shpk, Tirana Business Park, Saytaxi Albania, GIZ, Ambasadën Gjermane dhe AIDA organizuan Dialogun e parë të Industrisë Automobilistike në Shqipëri. Përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë dhe bizneset private që operojnë në industrisë automobilistike dhe sektorët lidhës, diskutuan mbi potencialin që ofron Shqipëria si një vendndodhje tërheqëse dhe konkurruese për ofruesit e produkteve dhe shërbimeve në këtë industri. Eventi u mbajt në datën 16.11.2017, në ambientet e Tirana Business Park dhe kishte rreth 150 pjesëmarrës. Ky event shfaqi potencial për përthithjen e biznesve të reja që operojnë në industrinë automobilistike dhe/ose zgjerimin e bizneseve ekzistuese të lidhura me këtë industri në vendin tonë.

Fondi Europian Detar dhe i Peshkimit

Në kuadër të krijimit të partneriteteve me entitete ndërkombëtare për aplikime të përbashkëta ne thirrje të programeve të Bashkimit Europian, në datë 9 Nëntor përfaqësues të agjencisë morrën pjesë në ditën e informimit për celjen e fondit prej 14.5 milion Euro nën Fondin Europian Detar dhe të Peshkimit me prioritet përdorimin me përgjegjësi të burimeve ujore. Kjo vizitë ishte shume e vlefshme për agjencinë pasi u krijuan kontakte të rëndësishme me institucione dhe kompani konsulence nga shume vende të Bashkimit Europian. ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]