Konkursi për brandin e rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare

AZHER mori pjesë të martën, në fazën finale të prezantimit të 15 projekteve nga 47 aplikantë të konkursit për përzgjedhjen e brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare. Drejtori i përgjithshëm, Z. Rezart Sako, ishte pjesë e jurisë në përzgjedhjen e projektit fitues, së bashku me Z. Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Yllka Gjikopulli, Regjizore e Artit Pamor, Z. Andi Shameti, Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës dhe Z. Vasjen Katro, Grafik Dizajner. Fitues i këtij konkursi u shpall projekti “edua”, që u prezantua nga Znj. Ilva Kureta, i cili sjell një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, duke ndërthurur në mënyrë moderne elementë tradicionale shqiptarë, përmes dizajnit dhe emrit të zgjedhur. Pas përzgjedhjes së fituesit të konkursit, Z. Rezart Sako u shpreh: “Faleminderit për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e konkurentëve me punët serioze që ata paraqitën. Shpresoj që zgjedhja e jurisë për projektin fitues të pëlqehet dhe të konsiderohet e duhura. Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur. ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Dialogu i I-rë i Industrisë Automobilistike në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (RED), Porsche Albania, VDA Productions, Mercedes-Benz Albania, Forschner Albania, PSZ Albania GmbH shpk, Tirana Business Park, Saytaxi Albania, GIZ, Ambasadën Gjermane dhe AIDA organizuan Dialogun e parë të Industrisë Automobilistike në Shqipëri. Përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë dhe bizneset private që operojnë në industrisë automobilistike dhe sektorët lidhës, diskutuan mbi potencialin që ofron Shqipëria si një vendndodhje tërheqëse dhe konkurruese për ofruesit e produkteve dhe shërbimeve në këtë industri. Eventi u mbajt në datën 16.11.2017, në ambientet e Tirana Business Park dhe kishte rreth 150 pjesëmarrës. Ky event shfaqi potencial për përthithjen e biznesve të reja që operojnë në industrinë automobilistike dhe/ose zgjerimin e bizneseve ekzistuese të lidhura me këtë industri në vendin tonë.

Takim me përfaqësues të WiBuG GmbH në ambjentet e agjencisë RED

Në datat 2, 3 dhe 4 Nëntor 2016 në ambjentet e Agjencisë AZHER u zhvillua një takim me zotin Bruno Kracher, përfaqësues i një institucioni thuajse homolog i AZHER në Austri, i quajtur WiBAG. Wirtschaftsservice Burgenland AG u themelua në vitin 1994 dhe zotërohet 100% nga rajoni i Burgenlandit në Austri. Në 2015 u kthye në WiBuG – Wirtschaft Burgenland GmbH. Kjo kompani ofron shërbime si marketimi i rajonit dhe realokimi i kompanive. Këshillim, grante, pjesëmarrje equity dhe venture capital, si dhe shërbime në optimizimin e menaxhimit të kompanive. Të gjitha këto shërbime u shpjeguan nga zoti Kracher, si përfaqësues i WiBug. WiBug ka arritur të menaxhojë një portofol mbi 4 miliard Euro në projekte zhvillimore duke e kthyer Burgenland-in në një histori suksesi Europian. Ajo ka qenë gjithashtu shumë kompetente në përthithjen e fondeve të BE-së, me një normë absorbimi prej 99.7%, duke luajtur rolin e një koordinatori mes fondeve te BE-së dhe sektorit privat në Burgenland. AZHER synon përshtatjen për tregun dhe kontekstin e vendit tonë të praktikave më të mira të WiBug si dhe institucioneve të tjera të ngjashme në Europë.