Thirrje e hapur për aplikime, marka “EDUA”

“EDUA” është rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri, me produkte tipike tradicionale: prodhime bujqësore, të përpunuara etj, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët, sipërmarrësit dhe prodhuesit shqiptarë. Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës “EDUA”, në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit te 100 fshatrave te MBZHR, mbështetet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe sipërmarrës si dhe synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase. Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomikë të cilët duan të hapin osë të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”. Procedura e aplikimit Të gjithë aplikuesit duhet të shkarkojnë dokumentat e mëposhtme dhe të dërgojnë në mënyrë elektronike listën e mëposhtme: 1. Mjet Identifikimi i përfaqësuesit ligjor ose i personit të autorizuar (kartë identiteti/ pasaportë) 2. Një kopje e NIPT/NUIS; 3. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë drejtorisë rajonale të tatim-taksave; 4. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë sigurimeve shoqërore 5. Formulari i aplikimit i plotësuar në të gjitha rubrikat. 6. Plan Biznesi – Pjesa Pershkruese 7. Plan Biznesi – Pjesa Financiare Dokumentat e mësipërm duhet të dërgohen elektronikisht në adresën: info@red.gov.al me subjekt: Aplikim për përdorimin e markës Brenda një afati prej 5 ditësh pune, aplikuesit e kualifikuar do të njoftohen për tu paraqitur pranë zyrave të AZHER për të firmosur marrëveshjen e përdorimit të markës. Në vijim, brenda datës 27 Prill 2018, aplikuesit e interesuar mund të aplikojnë edhe për financim pranë AZHBR në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, sipas kushteve të masës numër 52 për të përfituar një grant deri në 50% të vlerës së investimit dhe deri në 2 milionë lekë, për ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare. Për më shumë informacion referoni dokumentat e mëposhtëm ose na kontaktoni në adresën : info@red.gov.al Kriteret e përgjithshme të Aplikimit Modeli i dyqanit tip EDUA Lista e dokumentave të Aplikimit Formulari i Aplikimit Plan Biznesi – Pjesa Pershkruese Plan Biznesi – Pjesa Financiare Anekse shpjegues:       Aneks 1 – Dyqani       Aneks 2 – Lista e Produkteve       Aneks 3 – Logoja

Konkursi për brandin e rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare

AZHER mori pjesë të martën, në fazën finale të prezantimit të 15 projekteve nga 47 aplikantë të konkursit për përzgjedhjen e brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare. Drejtori i përgjithshëm, Z. Rezart Sako, ishte pjesë e jurisë në përzgjedhjen e projektit fitues, së bashku me Z. Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Yllka Gjikopulli, Regjizore e Artit Pamor, Z. Andi Shameti, Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës dhe Z. Vasjen Katro, Grafik Dizajner. Fitues i këtij konkursi u shpall projekti “edua”, që u prezantua nga Znj. Ilva Kureta, i cili sjell një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, duke ndërthurur në mënyrë moderne elementë tradicionale shqiptarë, përmes dizajnit dhe emrit të zgjedhur. Pas përzgjedhjes së fituesit të konkursit, Z. Rezart Sako u shpreh: “Faleminderit për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e konkurentëve me punët serioze që ata paraqitën. Shpresoj që zgjedhja e jurisë për projektin fitues të pëlqehet dhe të konsiderohet e duhura. Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur. ” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Dialogu i I-rë i Industrisë Automobilistike në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal (RED), Porsche Albania, VDA Productions, Mercedes-Benz Albania, Forschner Albania, PSZ Albania GmbH shpk, Tirana Business Park, Saytaxi Albania, GIZ, Ambasadën Gjermane dhe AIDA organizuan Dialogun e parë të Industrisë Automobilistike në Shqipëri. Përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë dhe bizneset private që operojnë në industrisë automobilistike dhe sektorët lidhës, diskutuan mbi potencialin që ofron Shqipëria si një vendndodhje tërheqëse dhe konkurruese për ofruesit e produkteve dhe shërbimeve në këtë industri. Eventi u mbajt në datën 16.11.2017, në ambientet e Tirana Business Park dhe kishte rreth 150 pjesëmarrës. Ky event shfaqi potencial për përthithjen e biznesve të reja që operojnë në industrinë automobilistike dhe/ose zgjerimin e bizneseve ekzistuese të lidhura me këtë industri në vendin tonë.

Takim me përfaqësues të WiBuG GmbH në ambjentet e agjencisë RED

Në datat 2, 3 dhe 4 Nëntor 2016 në ambjentet e Agjencisë AZHER u zhvillua një takim me zotin Bruno Kracher, përfaqësues i një institucioni thuajse homolog i AZHER në Austri, i quajtur WiBAG. Wirtschaftsservice Burgenland AG u themelua në vitin 1994 dhe zotërohet 100% nga rajoni i Burgenlandit në Austri. Në 2015 u kthye në WiBuG – Wirtschaft Burgenland GmbH. Kjo kompani ofron shërbime si marketimi i rajonit dhe realokimi i kompanive. Këshillim, grante, pjesëmarrje equity dhe venture capital, si dhe shërbime në optimizimin e menaxhimit të kompanive. Të gjitha këto shërbime u shpjeguan nga zoti Kracher, si përfaqësues i WiBug. WiBug ka arritur të menaxhojë një portofol mbi 4 miliard Euro në projekte zhvillimore duke e kthyer Burgenland-in në një histori suksesi Europian. Ajo ka qenë gjithashtu shumë kompetente në përthithjen e fondeve të BE-së, me një normë absorbimi prej 99.7%, duke luajtur rolin e një koordinatori mes fondeve te BE-së dhe sektorit privat në Burgenland. AZHER synon përshtatjen për tregun dhe kontekstin e vendit tonë të praktikave më të mira të WiBug si dhe institucioneve të tjera të ngjashme në Europë.

Takim me përfaqësues të WiBuG GmbH

Në datat 2, 3 dhe 4 Nëntor 2016 në ambjentet e Agjencisë AZHER u zhvillua një takim me zotin Bruno Kracher, përfaqësues i një institucioni thuajse homolog i AZHER në Austri, i quajtur WiBAG. Wirtschaftsservice Burgenland AG u themelua në vitin 1994 dhe zotërohet 100% nga rajoni i Burgenlandit në Austri. Në 2015 u kthye në WiBuG – Wirtschaft Burgenland GmbH. Kjo kompani ofron shërbime si marketimi i rajonit dhe realokimi i kompanive. Këshillim, grante, pjesëmarrje equity dhe venture capital, si dhe shërbime në optimizimin e menaxhimit të kompanive. Të gjitha këto shërbime u shpjeguan nga zoti Kracher, si përfaqësues i WiBug. WiBug ka arritur të menaxhojë një portofol mbi 4 miliard Euro në projekte zhvillimore duke e kthyer Burgenland-in në një histori suksesi Europian. Ajo ka qenë gjithashtu shumë kompetente në përthithjen e fondeve të BE-së, me një normë absorbimi prej 99.7%, duke luajtur rolin e një koordinatori mes fondeve te BE-së dhe sektorit privat në Burgenland. AZHER synon përshtatjen për tregun dhe kontekstin e vendit tonë të praktikave më të mira të WiBug si dhe institucioneve të tjera të ngjashme në Europë.

Vizitë e Zv. Kryeministrit në ambjentet e RED

Me datë 11.04.2017 në mjediset e Agjencisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal u zhvillua takimi me Zv. Kryeministrin e Shqipërisë Niko Peleshi. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi programet dhe projektet aktuale mbi të cilat po punon Agjencia si dhe u prezantuan mundësitë potenciale të AZHER si mekanizëm zhvillimor.

JICA mbështet RED me asistencë teknike

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve institucionale, Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), ka ofruar trajnime dhe vizita studimore për stafin e AZHER në Japoni me tema si: -Menaxhim I Përgjithshëm dhe Planifikim I Zhvillimit Rajonal -Brandimi I Produkteve Lokale -Zonat e Vecanta Ekonomike dhe Industriale -Zhvillim për Promovimin e Investimeve Direkte të Huaja

Takim me UNDP mbi Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qendrueshëm

Më 13-14 nëntor, Programi për Zhvillim  i Kombeve të Bashkuara (UNDP) organizoi një takim për të diskutuar angazhimin e UN në nivel rajonal, nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2017-2021. Në këtë takim, Agjencia AZHER u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Rezart Sako, i cili prezantoi disa laternativa të partneritetit dhe përfshirjes së AZHER në këtë program dhe në veçanti nën prioritetin e tretë: Rritja Ekonomike, Punësimi dhe Bujqësia.