PËRGATITJE PROJEKTI

Gjithcka e nevojshme për të sigururar që një projekt i propozuar është i realizueshëm, i përshtatshëm dhe që mund të implementohet në mënyrë të suksesshme. Kjo siguron identifikimin dhe eleminimin sa më të hershëm të risqeve, nëpërmjet një procesi vendimmarrës eficent.

LOKALIZIM EKONOMIK

Program me bazë territoriale, që kombinon projekte dhe nevoja të ndryshme, me qëllim krijimin e një Poli Zhvillimi Ekonomik brenda një zone të caktuar, e cila mund të kthehet në motorin ekonomik kryesor të atij rajoni.

MBËSHTETJE FINANCIARE

Kjo shtyllë mbështet Lokacionet Ekonomike, duke kombinuar asistencën teknike, zhvillimin e projekteve dhe menaxhimin, me fonde të ndryshme nga buxheti i shteti, fondi i zhvillimit të rajoneve, si dhe fonde nga pushteti lokal, donatorët, madje edhe fonde private.

 

AZHER është një “Mekanizëm Zhvillimor” i përbërë nga disa lloje instrumentash (financiar, ligjor, teknik dhe institucional), përmes të cilave realizohet implementimi i projekteve me impakt ekonomik, nga faza e idesë deri në fazën e operimit të plotë e të suksesshëm.